fbpx

‘Teatri’, Basha kërcënon ashpër: Gropa që do hapet do të jetë…

basha4-2.jpg

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga opozita perpara godines se Kryeministrise, ku kane kerkuar doreheqjen e kryetarit te Kuvendit Ilir Meta, pas akuzave te deputetit Tom Doshi./r/n/r/nLeader of the Albanian opposition Democratic Party and mayor of Tirana Lulzim Basha gestures as he speaks in front of the government building in Tirana on March 12, 2015, during a ruing a rally to demand the resignation of the Parliament speaker. The Albanian opposition requests the resignation of Parliament Speaker Ilir Meta, the junior ally in the government coalition and that of Socialist Prime Minister Edi Rama following accusations from a Socialist MP that Meta had commissioned assassinations. Meta maintains that the charges, which are being investigated by the Prosecution office, are fabricated.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’  në lidhje me projektin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ai shkruan se ky është një projekt kriminal grabitqar dhe e quan Ramën si hajdut psiqik që do të vjedhë të gjithë Shqipërinë.

“Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë”, shkruan Basha

Në fund të statusit të tij, Basha shkruan se “gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre”.

“Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike. Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre”,  përfundon Basha./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303