fbpx

Teatri, demokratët e Beratit nisen për në protestë: Po na pengon policia

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Beratit do të jenë të pranishëm sot në tubimin e radhës për shembjen e Teatrit në orën 17:30.

Kryetari i Partisë Demokratike në Berat, Gazmend Azizi ka deklaruar se makinat e protestuesve edhe sot po pengohen rrugës drejt Tiranës nga policia rrugore pa asnjë shkak.

“Demokratët beratas do të mbështesin fuqishëm protestën e thirrur nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të drejtave të çdo qytetari. Qëndresa jonë do të jetë e fortë dhe të gjithë bashkë do të bashkohemi në protestë në kryeqytet”, -ka thënë Azizi.