fbpx

‘Teatri Kombëtar’, kompania BIG nuk mohon ndarjen nga Fusha shpk

teatri-738x405.jpg

Kompania Bjarke Ingels Group (BIG) ka konfirmuar se mbetet “i ngazëllyer” për “përfshirjen e vazhdueshme” në zhvillimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë. kjo është bërë e ditur me anë të një email-i nga Drejtoresha e Komunikimit, Daria Pahhota, e cila i ka kthyer një përgjigje redaksisë së televizionit ‘Ora Neës’.

“Ne mbetemi të ngazëllyer për të vazhduar përfshirjen tonë në projektimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Ne mezi presim që të përfshijmë në mënyrë aktive të dhëna nga përdoruesit për ta zhvilluar projektin në institucionin publik që meriton vendi dhe arti”, shkruhet në email.

 Vihet re se në email nuk është përmendur aspak bashkëpunimi me kompaninë Fusha shpk. Para një jave. Exit.al bëri me dije se dy kompanitë nuk do bashkëpunonin si pasojë e mosmarrëveshjes. Ende nuk dihet e vërteta, por ky email ka paraqitur mjaft konfuzion./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303