fbpx

“Teatri Kombëtar në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë”. Deklarata tronditëse e Bashës

basha-1-1100x620-1-600x360.jpg

“Teatri Kombëtar është futur në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë”. Kështu ka deklaruar Kryedemokrati Lulzim Basha.

“Teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur. “Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”! Urime nga zemra dhe mirënjohje të pakufishme për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit. Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë”, shkruan Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303