Teatri me para publike, Basha: Njoftime gjysmake, nuk tërhiqemi

Pas lajmit se godina e Teatri Kombëtar nuk do të ndërtohet me skemën PPP por me paratë publike ka reaguar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Në një status në Twitter, ai e ka cilësuar këtë një “njoftim gjysmak” dhe ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po përpiqen “ti hedhin hi syve shqiptareve”.

Kreu demokrat shkruan gjithashtu se qëndrimi i PD për çështjen e teatrit nuk do të ndryshojë deri në momentin që do të ketë një vendim që kullat që ishin parashikuar të ndërtoheshin prapa Teatrit nuk do të ndërtohen.

Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te vërteten. Pa një vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk tërhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj”, shkruan Basha.

Lulzim Basha@lulzimbasha_al

Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj.

22 people are talking about this
Ditën e sotme Bashkia e Tiranës njoftoi se marrëveshja me palën private për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar kishte dështuar për arsye se ata nuk mund ta përfundonin projektin në një kohë të shpejtë dhe sipas të gjitha kërkesave teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komisionin e negocimit.

Kujtojmë se Partia Demokratike prej disa muajsh ka dalë në krah të Aleancës për Teatrin. Ata firmosën edhe një pakt sipas të cilit nëse Partia Demokratike do të ishte në qeverisje ata do të zhbënin çdo projekt që parashikonte prishjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.