‘Teatri’/ “Pse u shite”, Ndrenika i përgjigjet Radojës: Kam marrë…

Aktori i madh shqiptar, Robert Ndrenika i është përgjigjur pyetjes së kolegut të tij, Guljelm Radojës, i cili e pyeti se përse u shit te qeveria për prishjen e Teatrit.

Ndrenika ka ironizuar gjatë përgjigjes së tij duke thënë se ka marrë nja 200 mijë euro.

“Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, thotë artisti i madh.

I kontaktuar nga Panorama, ai shprehet se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore.

“Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato. Sot e kishin shkruar në një gazetë njërën”, tha ai./real-news.tv