Rama nxjerr videon: Zoti iu shtoftë inatin, ne takatin!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën te Teatri me anë të një videoje.

Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje të disa projekteve qeveritare të bëra në Tiranë.

Ai thotë se projektet e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës janë realizuar, pavarësisht protestave të opozitës.

Rama përmend disa projekte si ai i Bulevardit të Tiranës, Parkut etj.

Për t’u përshtatur me rastin, kreu i qeverisë ka përdorur shprehjen popullore “Zoti iu shtoftë inatin, ne takatin”.

Postimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES 😃

Dhe me atë shprehjen popullore, “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë😉