‘Teatri’/ Reagon Veliaj, sulmon PD dhe LSI

Ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj në lidhje me tensionet e vazhdueshme gjatë ditës së sotme të Teatri Kombëtar.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Veliaj shkruan se PD dhe LSI janë i njëjti grup që sipas tij, krijojnë lëvizje kundër progesit në qytet.

Ndërkohë, postimin Veliajn e ka shoqëruar edhe me një video, ku tregon punimet e Bashkisë për Tiranën.

Postimi i Veliajt:

Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me #EdheUne dhe sot kundër Teatrit të ri!

Kundër, kundër, kundër!

E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend jane i njejti grup? PD dhe LSI me mashat!!/real-news.tv