fbpx

Teatri, regjisori Budina kërkesë Ilir Metës: Shpërnda Parlamentin

Regjisori Edmond Budina ka folur sërish, ku kësaj herë ka një kërkesë për presidentin Meta.

Budina i kërkoi edhe një herë Metës të shpërndajë parlamentin ilegjitim pasi me shembjen e Teatrit tashmë jemi në diktaturë dhe jo në demorkaci.

”Na falni që Teatri u shemb por Aleanca nuk ka vdekur ende.Tentuan të vrisnin shokët tanë brenda. Krim në tentativë. Ne nuk doe falim këtë gjë. Këtu u varros demokracia, tashmë jemi në diktaturë. I bëjmë thirrje popullit për mosbindje civile. I bëjmë thirrje Presidentit të shpërndajë parlamentin, shpërndaje parlamentin. Të vijojmë protestat. Partitë politike në daç t’i bashkohen, në daç nëse nuk duan në djall të shkojnë. ”- tha Budina.