28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

TEC-i në Vlorë, PD akuzon Ramën dhe Gjiknurin

spot_img

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka akuzuar sërish kryeministrin e vendit, Edi Ramën duke shkruar se për koncesionin e TEC-it në Vlorë, Rama ka përjashtuar kompanitë e huaja. Sipas tij, Rama dhe ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Gjiknuri kanë vendosur që TEC-in e Vlorës, i cili ka kushtuar  mbi 120 milionë euro, t’ia japin në pronësi për 20 vjet një privati.

‘Detajet e këtij koncesioni do të mësohen në ditët e ardhshme, por ajo që dihet sot është se qeveria kërkon që më datën 15 janar, të gjithë të interesuarit duhet të marrin pjesë në një vizitë në TEC në Vlorë, e cila është e detyrueshme për të marrë pjesë në tender. Se cila kompani e huaj mund të informohet, vlerësojë dhe vendosë brenda dy javësh në periudhë festash të dërgojë përfaqësues në Vlorë të Shqipërisë, e dinë vetëm Rama dhe Gjiknuri’, vijon më tutje Shehaj.

Së fundmi, deputeti i PD thekson se së shpejti do merret vesh ‘se cili nga klientët e Edi Ramës do ta marrë këtë dhuratë dhe do të ndajë paratë me “bamirësin”’./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat