fbpx

Tejet aktive! Edhe në muajt e fundit të shtatzanisë Arbana Osmani viziton vendin e veçantë

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani është në pritje të ëmbël.

Sëbashku me partenerin e saj regjisorin Eduart Grishaj thuhet se janë në pritje të një djali.

Pavarësisht shtatzanisë Arbana ka qenë tejet aktive në rrjetet sociale duke na treguar detaje nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme ajo ka shpërndarë disa video në Instastory duke na treguar se ndodhet në “Parkun Kombëtar të Qafshtamës” dhe ka ndarë pamjet e mrekullueshme me ndjekësit.

Nuk dihet nëse ky është një aktivitet për tu shkëputur nga rutina, apo ndonjë projekt e ka shtyrë moderatoren deri në këtë destinacion, por vlen të theksohet se kohët e fundit ajo na ka parlajmëruar për shumë projekte të reja.

 

Ide mjaft e këndshme kjo e Arbanës teksa është mbledhur me familjarë të saj drejt “Parkut Kombëtar të Qafshtamës”, për ata të cilët ndodhen në Tiranë e kanë mjaft afër dhe do të ishte një ditë ndryshe për pushimet e fundjavës.