fbpx

Teknologji sonare dhe dronë për të kërkuar avionin indonezian

104094322_hi050281739.jpg

Dronë dhe teknologjia sonare janë vendosur në përdorim në Indonezi për të kërkuar një aeroplan të pasagjerëve të kompanisë ‘Lion Air’ që u rrëzua në det ditën e djeshme.

Fluturimi JT 610 u rrëzua pasi u nis nga Xhakarta me 189 pasagjerë dhe ekuipazhin në bord.

Nuk ka pasur asnjë shenjë të të mbijetuarve por sendet e tyre personale janë mbledhur nga uji.

Mendohet se avioni mund të jetë në 30-40 metra thellësi në det.

Ende nuk është zbuluar shkaku i rrëzimit të aeroplanit vetëm 13 minuta pas nisjes së tij.

Zyrtarët thonë se piloti i Boeing 737 kishte kërkuar të kthehej në aeroportin Soekarno-Hatta pak para se të humbiste kontaktet me kullën e kontrollit.

Një regjistër teknik i marrë nga BBC tregoi se aeroplani kishte hasur probleme teknike duke fluturuar nga Bali në Xhakarta një ditë më parë.

Megjithatë, shefi ekzekutiv i Lion Air, Edward Sirait, tha të martën se avioni ishte riparuar përpara se të nisej përsëri.

Boeing 737 po shkonte për në qytetin perëndimor të Pangkal Pinang, por menjëherë pas nisjes hasi vështirësi dhe papritur humbi lartësinë, duke rënë në detin Java, në veri-lindje të Xhakartës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *