fbpx
I pakategorizuar

Teknologjia në zgjedhje, Rama tregon çfarë është vendosur

Arritjet më kryesore në reformën zgjedhore, Kryeministri Rama i ka treguar në “Opinion” mbrëmjen e sotme.

Ai tha tashmë PD do të ketë në KQZ nënkryetarin, që do të ndjekë procesin, ndonëse më herët ishte shprehur pesimist që koha do të mjaftonte për ta përfunduar këtë proces.

“Nga pikpëpamja e gjithë përgatitjes së procesit, e tenderit, kontratës së  implementimit është KQZ që do ta bëjë. Dhe PD është e mriëpritur që të gjejë në vend, një person, le të gjejë me të politizuarin që ekziston, nënkryetar me mandat strikt për ta ndjekur procesin nga A tek ZH, që nesër mos të kemi avazin e vjetër u sabotua këtu u sabotua atje, tenderi këtej. Ky do të jetë një zv.kryetar i KQZ që ka këtë mandat bashkë me një ekspert të fuësh vënë në dispozicion nga partnerët . U bë teknologjia malet më të larta shkojmë me teknologji, nuk u bë teknologjia nuk dëgjojmë më bërr bërr se si u sabotua”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.