Telefonata mes Trump dhe Erdogan, ja tema

trump_erdogan_180417.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, Erdogan dhe Trump diskutuan zhvillimet e fundit në Siri dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së procesit politik, duke shprehur vendosmërinë e tyre të përbashkët për të luftuar çdo lloj terrorizmi.

Krerët e të dy vendeve ranë dakord se vendimi i tërheqjes së SHBA-ve nga Siria duhet të zbatohet në bazë të interesave të përbashkëta dhe pa dëmtuar qëllimet e përbashkëta.

Sipas Anadolu Agency një tjetër temë e bisedës mes Trump dhe Erdogan ka qenë edhe rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Dy liderët ranë dakord të zhvillojnë më tej marrëdhëniet ekonomike dhe të arrijnë qëllimin tregtar prej 75 miliard dollarësh. /Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303