Telefonata në polici çon në pranga babë e bir në Mirditë

arme.jpg

Dy persona, babë e bir, kanë rënë në prangat e policisë në Reps të Mirditës, pasi janë pikasur duke lëvizur me armë zjarri kallashnikov dhe një armë gjahu pa leje.

Të arrestuarit janë I.Sh. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar.

Ka qenë denoncimi i një qytetari në polici përmes një telefonate në numrin 112 që ka çuar në gjurmimin e dy personave të armatosur nga uniformat blu dhe më pas në arrestimin e tyre për armëmbajtje pa leje.

Atyre iu gjet një armë zjarri automatik, fishekë si dhe një armë gjahu me fishekë.

Njoftimi i policisë:

Mirditë. Policia informohet nga qytetarët, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, sekuestrohen armë zjarri. Një qytetar denoncoi përmes një telefonate në orët e para të mëngjesit tek nr. 112, se 2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps. Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, u organizuan dhe në adresën e denoncuar nga qytetari, kapen në flagrancë shtetasit I.Sh. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë. Ata u arrestuan për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303