fbpx

Teleskopi i vetëm hapësinor i Rusisë ‘nuk po përgjigjet’

russian-telescope.jpg

Radio teleskopi i vetëm hapësinor i Rusisë nuk po i përgjigjet më komandave nga Toka, thonë zyrtarët.

Shefi i Qendrës së Hapësirës Astro Nikolai Kardashev tha se disa nga sistemet e komunikimit të satelitit Spektr-R kanë ndalur së funksionuari.

Por ende transmeton të dhëna shkencore, raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Teleskopi ka punuar për më shumë se pesë vjet, thotë agjencia kozmike e Rusisë Roskosmos.

Specialistët kishin provuar në mënyrë të përsëritur që të rregullonin lidhjen e humbur, por pa sukses tha shefi i qendrës hapësinore.

Yuri Kovalev, kreu i hulumtimeve për projektin Spektr-R, tha se lidhja me teleskopin u humb në mëngjesin e 11 janarit, por shtoi se “ende ka shpresë”.

Spektr-R u lëshua në hapësirë në vitin 2011.

Një satelit i ri rus-gjerman, Spektr-RG, është planifikuar të lëshohet këtë vit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303