22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Tëmeti/ Civici tregon se fatura e shpenzimit të dëmeve nuk është llogaritur siç duhet

Eksperti i ekonomisë Ardian Civici ka bërë një raport në lidhje me faturën e shpenzimeve të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë.

Sipas Civicit dëmi i shkaktuar nuk është rreth 1 miliardë lekë siç është publikuar nga raporti i qeverisë, pasi pjesë e kësaj fature nuk janë dëmet të cilat janë shkaktuar në të ardhurat dhe faturën e tyre.

“Kosto gati një miliardë euro është kosto e rindërtimit fizik. Sipas aktit janë mbi 50 mijë ndërtesa të dëmtuara që duan vetëm një riparim apo rikonstruksion komplet, por në këtë faturë nuk është llogaritur dëmi që kanë pasur biznesi, realizimi i kontratave etj. Behet fjalë për rindërtim total të disa qendrave të reja urbane, bëhet fjalë për rindërtim të thellë të pallateve të dëmtuara në një farë mënyre për ta kthyer situatën në normalitet ka dhe shumë pallate që inspektimi ka treguar se ka dëmtime në kolonat e tyre që nuk duhen me sy të lirë. Ndërtimi do të fillojë nga ato që kanë më shumë nevojë“, tha ai.

Ndërkohë në lidhje me Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet me 17 shkurt në Bruksel, eksperti i ekonomisë është shprehur se nuk pret që fatura prej një miliardë lekësh të grumbullohet menjëherë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se sido të jetë fondi që do të merret nga Konferenca qoftë në vlerë monetare apo në kuadër të projekteve është një procedurë që zgjat në kohë për një periudhë 6 muaj deri në 2 vjet.

“Konferenca të tilla janë më të mëdha dhe kanë efekte të konsiderushëm, kjo konferencë pritet që ta ndihmojë Shqipërinë në fushën e rindërtimit, më duket e lartë fakti se konferenca në një ditë do të arrijë që të grumbullojë 1 miliardë euro fond. Për t’iu rikthyer asaj që duhet një ose dy vjet nëse një pjesë e fondeve do të vijë në formën e projekteve ato kërkojnë ehe më shumë procedura. Ne akoma kemi pak informacion se cila do të jetë struktura e pjesëmarrjes. Ne akoma nuk e dimë që konferenca e Donatorëve do të jetë e fokusuar vetëm te tërmeti apo dhe në sektorë të tjerë në Shqipëri që ti japë një ndihmë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Nga eksperienca në vendet e tjera procedura zgjat të paktën deri në 6 muaj deri 2 vjet. Ndikimi i tërmetit përveç ekonomik ka krijuar shumë probleme të tjera duke qenë se Durrësi ishte një vend bregdetar . Tashmë ne duhet të krijojmë serish besim se nuk ka rrezik në këto zona që mund të kalosh pushimet i sigurtë në një zonë që ka kaluar tërmete të fuqishme”, është shprehur eksperti Civici.

Ndërkohë pyetjes së gazetarit nëse në këtë situatë a pritet që qeveria të qeverisë, eksperti i është shprehur se deri tani nuk është artikuluar ideja që kjo që ndodhi të kthehet në një investim dhe zhvillim më të madh.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat