fbpx

“Temperatura më shkoi deri në 39.6”, flet kreu i Urgjencës që doli pozitiv me koronavirus

Tashmë ai po e lë mbrapa të gjithë atë eksperiencë por Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, tregon se çfarë iu desh të kalonte nga koronavirusi i ri.

Brataj theksoi për Neës 24” se më herët ka pasur tepër temperaturë, ndërsa vlerësoi se gjendja e tij po vjen e po përmirësohet.

“Pata temperaturë të lartë. Nuk pata vështirësi në frymëmarrje. Më kapi ajo intestinalja. Janë disa lloj simptomash. Temperatura shkoi deri në 39.6. Por nëse ka një temperaturë 2-3 ditë me temperaturë 37, atëherë nuk është e vështirë. Por nëse rritet, duhet ta trajtojmë me paracetamol.

Kolla është mekanizëm mbrojtës. Kolla është një simptiomë që zhduket e fundit. Dhimbja e gjoksit mund të jetë dhe ftohje muskulare, nuk është për t’u shqetësuar.

Mushkuritë nuk kanë dhimbje, Mora antibiotikë në ditën e katërt, meqë nuk po binte temperatura. Duhet kujdes, sidomos personeli mjekësor duhet që të ketë realisht kujdes”, tha mjeku Brataj.