Temperatura në rritje, ja parashikimi i motit për sot

Moti do të vijojë të jetë i qëndrueshëm edhe gjatë ditës së sotme ku deri në pasdite do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Nata do të sjellë vranësira në të gjithë territorin.

Do të kemi rrijte të temperaturave në mëngjes dhe mesditë ku do të luhaten nga 1°C në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë në det me shpejtësi prej 28 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar një dallgëzim prej 2 ballësh.