Moti në Shqipëri ndryshim drastik, nga -7 në 17

moti-i-vranet.jpg

Vijon moti i qëndrueshëm në Shqipëri, si pasojë e masave ajrore me origjinë lindore.

Për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë vendin deri në orët e pasdites kur shfaqen kalime vranësirash të lehta, më të theksuara në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ekstreme ditore nga -7 °C deri në 16-17 °C.

​Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi lindor duke krijuar dallgëzim të ulët në det.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303