fbpx

“Temperaturë dhe djersë”. Mjeku i njohur preket nga Covid, ja medikamenti që ka përdorur

561b5acf25f25102c6bfc53702cda9b8_L.jpg

Mjeku i njohur, Arjan Mezini është infektuar së fundmi me Covid-19. Ai e ka bërë vetë me dije këtë lajm gjatë një intervistë.

Ai është shprehur se ka pasur temperaturë dhe dhimbje muskulare dhe se tani është në fazën e rikuperimit.

“Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur ti shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm. Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë me temperaturë dhe dhimbje muskulore dhe djersë gjatë natës. Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm vitamina, dhe ibuprofen”, tha ai për ‘abcnews’.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303