Tenderat sekretë, Taulant Balla habit opozitarët, citon Grida Dumën

balla-1.jpg

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka reaguar lidhur me akuzat e opoziutës për tenderat sekretë. Ndërsa thekson se diçka e tillë nuk ekziston, Balla ka cituar ish-deputeten Grida Duma se “gjërat jashtë duken ndryshe nga ç’janë brenda”.

“Nuk ka më kontrata sekrete sepse të gjitha procedurat janë zhvilluar në prani të ofertuesëve. Si qenka sekrete kjo kur ofertuesit janë ftuar në sallë… Po lexoni mo lexoi një finacial times…. Spaku spaku po patjetër mo çdo gjë të hetohet. Por ata që përhapin panik duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk ka kontrata sekrete, por ka domosdoshmëri. Kuvendi po shqyrton një kontratë që ka 6 vite që ësthë miratuar nga qeveria dhe kuvendi i shqipërisë. Unë kam qenë gjithmonë deputet i PS dhe nuk dua të them atë që thotë Grida Duma, siç e tha kolegu, gjërat jashtë duken ndryshe nga çjanë brenda”, tha Balla.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303