fbpx

“Tenderi 3.5 mln dollarë i pajisjeve mjekësore”. PD akuza tejet të rënda qeverisë

albana_vokshi.jpg

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë. Në një dalje për mediat, ish-deputetja Albana Vokshi denoncoi skandalin me tenderin 3.5 milionë dollarë të materialeve mbrojtëse shëndetësore, duke theksuar se qeveria i bleu me 2-fishin e çmimit të tregut këto pajisje mjekësore.

Deklatata e Albana Vokshit:

“Të dashur bashkëqytetarë,

Jam sot, bashkë me kolegun Enkelejd Alibeaj për të denoncuar një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë. Bëhet fjalë për mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, të blera nga qeveria me çmime stratosferike. Do të sjellim prova për një abuzim skandaloz me paratë e shqiptarëve. Ne besojmë se ky abuzim i madh ka detyruar qeverinë të klasifikojë si sekret këta tendera hajdutësh, që e zhdoganojnë një maskë me 3 euro dhe e blejnë me 8 mijë lekë me çmim shumice.

Ky është vendimi i qeverisë që e klasifikon sekret tenderin urgjent të 21 marsit për blerjen e pajisjeve mbrojtëse spitalore. Me këtë vendim, Edi Rama mban të fshehur çmimet e këtyre blerjeve skandaloze. Por ne i kemi zbuluar ato dhe sot do t’ia bëjmë të njohur qytetarëve shqiptarëve atë që qeveria fsheh me tenderin 3.5 milionë dollarë. Pse themi që ka një abuzim skandaloz që fare mirë mund të quhet edhe vjedhje në kohë pandemie?! Sepse janë blerë maska dhe pajisje të tjera spitalore me dyfishimin e çmimit në disa raste edhe me trefishin e çmimit të zhdoganuar. Po ju sjellim provat. Bleva dje pasdite në farmaci një maskë mbrojtëse nga ato që ka blerë edhe qeveria. Çmimi ishte 4 mijë lekë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303