Tenori i njohur akuzohet për ngacmime seksuale

Tenori  Placido Domingo është akuzuar për ngacmime seksuale ndaj disa grave. Sipas akuzave, Domingo ka ngacmuar seksualisht tetë këngëtare dhe një kërcimtare, përgjatë disa viteve.

Mezo-sopranoja, Patricia Wulf, është e vetmja grua që pranoi të identifikohet. Ndërkohë, tenori i ka mohuar akuzat duke i cilësuarsi të pa vërteta.

“Unë besoj se të gjitha ndërveprimet dhe marrëdhëniet e mia ishin gjithnjë të mirëpritura dhe konsensuale. Njerëzit që më njohin, ose që kanë punuar me mua, e dinë se unë nuk jam dikush që me dashje do të dëmtoja, ofendoja ose shqetësoja dikë”,- tha Domingo.

Wulf tha që ai nuk e preku atë fizikisht, por i afrohej asaj sa herë që ajo dilte nga skena dhe pyeste nëse “ajo do të shkonte në shtëpi sonte”.

Një grua tjetër tha që Domingo e vuri dorën poshtë fustanit të saj. Tri gra të tjera thanë se ai i puthi me forcë./real-news.tv/