fbpx

Tension mes studentëve të Ekonomikut dhe policisë

policiiiii.jpg

Disa minuta më parë ka pasur një përplasje mes studentëve të Fakultetit të Ekonomisë dhe policisë së shtetit. Mësohet se studentët ishin duke u futur në goditën e Fakultetit për të vijuar me mbledhjet përpara datës 7 janar, por policia nuk ka lejuar kalimin.

Studentët e Ekonomikut janë tensionuar nga kjo gjë, ku disa prej tyre kanë kapërcyer kangjellat duke u futur brenda fakultetit. Sipas newsbomb.al, një student ka thënë për televizionin ‘News 24’ se do qëndrojnë gjithë natën përpara Fakultetit, derisa të lejohet kalimi i tyre.

Të hënën do të rinisë sërish protesta e studentëve përpara Kryeministrisë për plotësimin e 8 kërkesave./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *