fbpx

Tension në dhomat e zhveshjes, Lukaku sherr me shokun e skuadrës

lukaku-1.jpg

nteri pësoi ndalesën e parë sezonale dhe pikërisht në ndeshjen e parë në grupet e Champions Leagues, përballë çekëve të Slavias së Pragës, ndaj të cilëve mori vetëm një barazim 1-1 mes shumë vuajtjesh.

Kaq mjaftoi që në shtëpinë zikaltër të prishet humori dhe pavarësisht se trajneri Antonio Conte tentoi ta quajë këtë hap të gabuar si pjesë të rritjes, kjo nuk mjaftoi që në dhomat e zhveshjes të shpërthente tensioni.

Sipas mediave italiane, ka qenë sulmuesi belg i ardhur këtë verë, Romelu Lukaku, që e ka parë të arsyeshme të flasë para shokëve të skuadrës në përfundim të takimit dhe u ka kërkuar atyre që të ndjekin projektin dhe idetë e trajnerit.

Belgu nuk e ka fshehur faktin se disa prej lojtarëve qëndronin shumë poshtë dhe të shkëputur nga sulmi, por fjalët e tij duket se nuk janë pritur aspak mirë nga kroati Brozoviç, që duket se disa vërejtje i ka marrë personale.

Kaq ka mjaftuar që Brozoviç të ndërpriste fjalën e Lukakut dhe t’i kërkonte llogari, ndërsa mes palëve pati tension, ndonëse ndërhyrja e menjëhershme e shokëve të skuadrës, bëri që të mos kalonte në përdorim duarsh.

Një situatë aspak e qetë kjo në prag të derbit të Madoninnës ndaj Milanit, që do të luhet të shtunën në mbrëmje, ndërsa tani Contes i del punë për të rikthyer normalitetin dhe qetësinë në dhomat e zhveshjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303