Tension te Juridiku, përplasje mes studentëve

Studentët janë rikthyer këtë të hënë në Fakultetin e Drejtësisë për të zhvilluar mësim. Por ambjentet e këtij fakulteti kanë një grup studentët që e kanë penguar mësimin.

Një situatë e tillë ka shfaqur debat midis studentëve. Ata pro mësimit kanë bërë me dije se grupi i studentëve që kanë bllokuar Juridikun nuk janë student të atij fakulteti.

Për këtë arsye ata i kanë kërkuar që të largohen dhe të lejojnë vijimin normal të procesit mësimor. Përpjekjet e tyre për të hapur dyert dhe për të vazhduar mësimin kanë shkaktuar debate mes studenteve.

I pranishëm gjatë debatit ka qënë edhe Rektori i Fakultetit, i cili i ka thënë edhe studentëve që kërkojnë mësim, edhe grupit që ka vendosur bojktoin që kanë të drejtë.

Më herët studentët e Fakultetit të Drejtësisë i kanë bërë me dije dekanit Artan Hoxha se do ta fillonin mësmin në një ambjent tjetër.

“Do kemi një komunikim edhe me Ministrinë e Arsimit dhe do shohim se çfarë ambientesh janë të disponueshme për të zhvilluar mësim. Kjo zgjidhje është e fundit, por jo më e mira”, tha një studente e Fakultetit të Drejtësisë.