Tension në Venezuelë, forcat e sigurisë ndalojnë opozitën të hyjë në parlament

download-96.jpg

Forcat e sigurisë të Venezuelës penguan ligjvënësit e opozitës që të hynin në ndërtesën e parlamentit për të marrë pjesë në seancën e ditës së sotme, një javë pasi gjykata e lartë i hoqi imunitetin disa ligjvënësve, në një kohë kur vendi është përfshirë nga kriza politike.

Anëtarët e shërbimit të inteligjencës Sebin, që mbanin maska ​​dhe armë, së bashku me pjesëtarët e policisë kombëtare dhe ushtrisë bllokuan hyrjen dhe po hetonin praninë e mundshme të një mjeti shpërthyes brenda ndërtesës së Asamblesë Kombëtare, thanë ligjvënësit.

Javën e kaluar, një ligjvënës i opozitës u arrestua dhe disa u strehuan në ambasadat e huaja në Karakas ose u larguan nga vendi pasi presidenti Nikolas Maduro arrestoi aleatët e udhëheqësit të opozitës Juan Guaido, pas një përpjekjeje të dështuar për të bindur anëtarët e ushtrisë të ngriheshin kundër Maduro në fund të prillit.

Guaido, udhëheqësi i Asamblesë së kontrolluar nga opozita, në janar u vetë shpall president i përkohshëm, duke argumentuar se rizgjedhja e Maduros në 2018 ishte e paligjshme. Më shumë se 50 vende e kanë njohur atë si udhëheqës të ligjshëm të vendit dhe thonë se asambleja është institucioni i saj i fundit i mbetur demokratik./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303