fbpx

Tensione në Këshillin bashkiak, LSI braktis mbledhjen

Veliaj-ne-mbledhjen-e-Keshillit-Bashkiak-11.jpg

Mbledhja e Këshillit bashkiak të Tiranës është shoqëruar me tensione, pasi LSI ka braktisur mbledhjen duke dalë kundër dhënies me koncesion të parkingjeve në kryeqytet.

Edhe pse numri dy i Bashkisë, Arbën Mazniku u shpreh se nuk do të ketë asnjë koncesion të ri, përveçse një mënyre të re me automatë ku qytetarët mund të paguajnë biletën e parkingut, këshilltarët e LSI-së braktisën mbledhjen.

Ndërkaq, përfaqësuesi i PS në Këshillin Bashkiak, Eridian Salianji sqaroi se aktualisht qytetarët e Tiranës e paguajnë parkimin përmes dy opsioneve: asaj me sms nga telefoni i tyre dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking. Këtyre opsioneve i shtohet edhe një opsion i tretë nga Bashkia e Tiranës, e cila ka propozuar vendosjen e pajisjeve vetëshërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme, në vendet e destinuara për parkim, të cilat mund të punojnë gjatë periudhës kur shërbimi i parkimit është aktiv, si një metodë e thjeshtë dhe efektive për verifikimin e tarifës së parkimit, njësoj si në çdo vend tjetër perëndimor, sqaroi Salianji./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303