17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Tensione në protestë, flakadanë te Kryeministria

spot_img

Të gjithë fakultetet në universitetin e Tiranës, kanë bojkotuar mësimin prej 13 ditësh, pasi po protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Studentët të cilët fillimisht i nisën protestat e tyre para ministrisë së Arsimit, tashmë prej ditësh janë pozicionuar para kryeministrisë, ku dhe janë regjistruar  incidentet e para në protestë.

Gjatë protestës së sotme drejt kryeministrisë janë hedhur tymuese, çka ka shkaktuar dhe tensione ndërmjet studentëve.

Po ashtu midis studentëve ka pasur përplasje dhe për megafonin, pasi disa mendojnë se aty nuk duhet të thuhen poezi, por të përsëriten kërkesat e tyre.

Kujtojmë se para kryeministrisë ka shtuar forcat e sigurisë, ku siç shihet dhe nga fotot ka një numër të madh policësh.

Megjithëse kryeministri Edi Rama ka kërkuar dialog për plotësimin e 8 pikave të vendosur prej tyre, studentët në mënyrë të vendosru refuzojnë të negociojnë me qeverinë.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat