35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Venezuelë, policia vret një person e plagos disa të tjerë

spot_img

Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në përleshjet në kufirin e Venezuelës me Brazilin, raportojnë mediat lokale.

Forcat e sigurisë të Venezuelës hapën zjarr mbi një grup njerëzish që u përpoqën t’i bllokonin ata për të udhëtuar për në kufi.

Presidenti Nicolás Maduro ka mbyllur kufirin e vendit me Brazilin mes një debati mbi ofrimin e ndihmës humanitare.

Ngjarja vjen në një kohë kur dy koncerte rivale po organizohen në të dy anët e një ure që lidh Venezuelën dhe Kolumbinë.

Koncerti në anën kolumbiane ka për qëllim mbledhjen e parave për Venezuelën, pasi opozita thotë se mungesa e artikujve bazë ka lënë mijëra në rrezik të vdekjes.

Ndërkohë, qeveria e Presidentit Maduro po mban koncertin e saj.

Ndihma humanitare për Venezuelën po arrin në kufijtë e Kolumbisë dhe Brazilit.

Udhëheqësi i opozitës Juan Guaido dhe aleatët e tij shpresojnë të marrin ndihmën e mbërritur në vend, pasi Presidenti Maduro nuk i pranon ndihmat dhe mohon çdo krizë. Maduro i konsideron planet e ndihmës një shfaqje të orkestruar të SHBA.

Presidenti Maduro ka thënë se mund të mbyllë gjithashtu kufirin me Kolumbinë për të ndalur opozitën të sjellë ndihma në Venezuelë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat