Ditët e fundit është bërë publik rasti i një tankisti rus ndërsa ka shtypur me tank komandantin e tij, i cili arriti tu mbijetojë plagëve ndërsa është dërguar për mjekim në Bjellorusi.
Koloneli Yuri Medvedev është shtypur me tank nga tankisti rus, i cili nuk pajtohej më me faktin e vdekjes së miqve të tij në luftë, kur askush përveç Putin nuk po i kupton më qëllimet e kësaj lufte.
Ndërkohë që video e momentit të transportimit të kolonelit Medvedev në një nga spitalet Bjelloruse është shpërndarë edhe nga lideri çeçen Ramzan Kadyrov, i cili është dhe një nga aleatët më të mëdhenj të Vladimir Putin.
Koloneli Medvedev ka humbur këmbët gjatë sulmit me tank, ndërkohë që i është dhënë dhe medalja e ‘Guximit’.
Ndërkohë raportohet se në Ukrainë është dërguar një skuadër ekzekutimi e cila vret çdo ushtar rus që dezerton ose nuk pranon më të luftojë.