fbpx

Tensionet me Turqinë, grekët të gjithë vëmendjen te armët dhe ushtria

Screenshot_45-2.jpg

Ndërkohë që tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në detin Mesdhe vijojnë të jenë prezente, pala greke duket se është detyruar të përmirësojë mbrojtjen ushtarake.

Marrëveshja e fundit me Francën për blerjen e 18 avionëve luftarakë “Rafale” thuajse është drejt fundit, ku kanë mbetur vetëm nënshkrimet e ministrave të Mbrojtjes së dy vendeve.

Nga ana tjetër pala po nxiton procedurat për të forcuar të gjitha degët e ushtrisë së saj.

Media greke raportojnë se një gjë e tillë bëhet për të parandaluar ndonjë kërcënim të mundshëm nga Turqia.

Prioriteti i Ministrit të Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos, i cili qëndroi në detyrë pas reformimit të fundit është mirëmbajtja dhe azhurnimi i pajisjeve ekzistuese ushtarake, si dhe prokurimi i pajisjeve të reja, moderne atje ku kërkohet.

Marina gjithashtu është në procesin e azhurnimeve, pasi qeveria ka vendosur blerjen e fregatave të reja.

Franca pritet të paraqesë një propozim të ri të përmirësuar në Athinë në janar, ndërsa SHBA ka bërë gjithashtu një ofertë për shitjen e anijeve luftarake.

Qeveria greke së shpejti do të vlerësojë të gjitha propozimet në tryezë dhe do të arrijë një zgjedhje përfundimtare të vendit që do të ndërmarrë për të krijuar fregatën e re greke.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303