Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

gr-2-600x360.jpg

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten.

Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme greke njofton se bisedimet do të përqendrohen në zhvillimet në Mesdheun Lindor në dritën e shkeljeve të përshkallëzuara të Turqisë.

Një ditë më parë, Dendias tha se Greqia nuk do të pranojë një marrëveshje që është bërë fakt i kryer për Mesdheun Lindor.

Ai i bëri thirrje qeverisë turke të tërheqë anijen e saj kërkimore nga zona.

Dendias deklaroi se Ankaraja po provon se preferon diplomacinë me armë, para një dialogu të ndershëm.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303