Tensionet në Kuvend, PS: Të përjashtohet Basha

maxresdefault-8.jpg

Seanca plenare, e cila pritet të rinisë në 18:00, duket se do të shkaktojë sërish debate, pasi Partia Socialiste pritet të kërkojë përjashtimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Kreu i grupit parlamentar të Partise Socialiste, Taulant Balla konfirmon se do të ketë kërkesë për përjashtim nga Kuvendi edhe për Kryetarin e PD, Lulzim Basha. PS e gjen të pavend gjuhën e përdorur nga kreu i opozitës, duke e konsideruar këtë të fundit si nxitës të akteve të dhunës.

Më herët Byroja e Kuvendit, përjashtoi për 10 ditë deputetin demokrat, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin Rama, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. /real-news.al/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303