fbpx

Tensionet para Bashkisë, humb ndjenjat protestuesi

8f180804b239390fa881c62a1a84540b_L.jpg

Tensionet e para pak minutave në protestën që po zhvillohet Bashkisë së Tiranës, ku banorët e ‘Astirit’ kundërshtojnë prishjen e banesave vijuan për disa minuta.

Një prej protestuesve ka pasur probleme shëndetësore, pasi ka humbur ndjenjat. Dyshohet se protestuesi ka pasur luhatje të tensionit, por shkak mund të jenë bërë edhe tymueset e hedhura.

Kjo është dita e 13-të e protestës së banorëve. Ndërsa brenda Bashkisë vijon mbledhja e Këshillit. Mbledhja është bojkotuar nga anëtarët e PD dhe LSI, të cilët i janë bashkuar protestës së qytetarëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *