Tensionet racore në SHBA, zyrtarja e DASH jep dorëheqjen

DASH.jpg

Pas tensioneve racore që përfshinë vendin pas vdekjes së anëtarëve të komunitetit afrikano-amerikan nën arrest policor, një zyrtare e Departamentit të Shtetit dha dorëheqjen të enjten lidhur me përgjigjen e Presidentit Donald Trump.

Ndihmë sekretarja e Shtetit për Çështje Ligjore, Mary Elizabeth Taylor, në letrën e dorëheqjes së saj shkruan se veprimet e zotit Trump “bien në kundërshtim me vlerat dhe bindjet të saj thelbësore”.

Dorëheqja e zonjës Taylor, një afrikano-amerikane, pason disa javë demonstrata që përfshinë vendin pas vdekjes në Mineapolis të George Floyd nën arrest policor.

Ndërkohë protetsuesit në SHBA kanë kërkuar drejtësi për George Floyd e të tjerë afrikano-amerikanë që kanë humbur jetën në duart e policisë. Ata kanë bërë thirrje gjithashtu dhe për kryerjen e reformave për të adresuar atë që ata e quajnë dhunë e pajustifikuar policore

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303