fbpx

Tensionet situata/ Anija turke i afrohet Greqisë më pranë se kurrë, Athina në alarm

greqii-turqi.jpg

Një moment shumë kritik i cili mund të degjenerojë në konflikt po ndodh në detin Egje. Mediat greke shkruajnë se anija turke “Oruc Reis” lundroi vetëm 18 milje detare në juglindje të Kastelorizo, asnjëherë më afër se kaq më parë, që nga nisja e tensioneve.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare greke është duke monitoruar minutë pas minute lëvizjen e “Oruc Reis” në zonën e shelfit kontinental. Por Turqia thotë se anija kërkimore mund të arrijë deri në një distancë prej 6.5 milje nga Kastellorizo.

Kështu Erdogan sfidon Greqinë duke pretenduar hapur se Athina nuk ka të drejtë që të shtrijë ujërat territoriale 12 milje detare, por vetëm 6. Një “Tetor i kuq” në marrëdhëniet greko-turke, me Ankaranë që vijon që të përshkallëzojë tensionin

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303