Tensionohet situata para parlamentit, policia thirrje protestuesve

gaz-8-qershor-696x304.jpg

Ndonëse para kryeministrisë nuk pati incidente, një situatë tjetër paraqitet tek parlamenti. protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur para derës kryesore nga policia. Ata po hedhin fishekzjarrë dhe kapsolla të fuqishme në oborrin e parlamentit.

Nga ana tjetër, policia ka lëshuar gaz lotsjellës ndaj protestuesve.  Policia ka hedhur ujë me presion për të shpërndarë protestuesit. Po kështu në momentin që u hodh gaz lotsjellës u fikën edhe dritat e ndriçimit në zonë.

Policia i ka kërkuar protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të mos hedhin lëndë piroteknike e sende të forta në drejtim të efektivëve.

Po kështu policia i ka kërkuar kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi të marrin masa që protestuesit të ndalojnë veprimet e dhunshme. .

“Te nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, kapsolla, tymuese dhe sende te forta në drejtim të punonjësve të Policisë.
Hedhja e kapsollave, fishekzjarrë e sendeve te forta dhe lëndëve piroteknike po rrezikon jetën e punonjësve të Policisë
Të nderuar organizatorë të tubimit: I nderuar zoti Lulzim Basha dhe z. Gazmend Bardhi
Merrni masa të menjëhershme që protestuesit të ndërpresin veprimet e dhunshme. Po dëmtoni e rrezikoni jetën e punonjësve të policisë.
Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike, sendeve te forta në drejtim të Policisë. Merrni masa që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën të zbulojnë menjëherë fytyrën”, ka bërë thirrje policia./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303