Tensionohet situata, protestuesit djegin goma para Parlamentit

Është tensionuar situata përpara Parlamentit, ku protestuesit kanë djegur goma dhe kanë hedhur shashka dhe fishekzjarrë. Efektivët e policisë, të cilët janë mbi 1600, nuk kanë ndërhyrë aspak edhe pse situata u tensionua.

Nga ana tjetër, godina e Parlamentit dhe hyrja e pedonales është rrethuar me gardh metalik. 200 efektivë të tjerë janë vendosur në dispozicion për sigurinë  e deputetëve të PS.

Ende vijon hedhja e shashkave dhe flakadanëve përpara Kuvendit, ndërkohë që seanca plenare vazhdon./real-news.tv