fbpx

Tentoi të abuzonte seksualisht me dy vajza, pranga shqiptarit në Itali

Shqiptari-abuzim.jpeg

Foto ilustruese

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza.

Ngjarja në fjalë u regjistrua më 20 shtator, në një park në Misano Adriatik, në provincën e Riminit, ndërsa pre e sulmit ranë dy vajza të shkollës së mesme.

“Ansa” shkruan se protagonist i ngjarjes është bërë një 18-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet.

Po ashtu mësohet se i riu nuk ishte emër i panjohur për policinë, pasi akuzohet dhe për grabitje.

Tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe akuza për ngacmim seksual.

Siç raportojnë mediat italiane dy vajzat po bënin shëtitje në park ku u rrethuan nga tre djem më të mëdhenj se ato, mes të cilëve ishte shqiptari, një italian dhe një afrikan.

Në prani të shokëve të tij, shqiptari nisi t’i prekte vajzat në vende intime, ndërsa njëra prej tyre kërkoi ndihmë përmes telefonit një shokut të saj.

Ky i fundit lajmëroi policinë, e cila arriti të shpëtonte vajzat.

Ndërkohë, shqiptari është arritur të prangoset vetëm pas disa ditësh, pasi u njoh edhe nga të dyja vajzat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *