fbpx

Tentoi të hynte në Bashkinë e Durrësit, arrestohet 27-vjeçari

kapet.jpg

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka tentuar të hynte në ambientet e Bashkisë.

Policia Durrës:

Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303