fbpx

Tentoi të trafikonte 3 shqiptarët, gjyshja shokon policët me deklaratën, ja e vërteta

Ajo mori 3 shqiptarë dhe i futi në bagazhin e makinës, por u kap nga policia. Bëhet fjalë për një gjyshe britanike, e cila tentoi të trafikonte tre emigrantë shqiptarë në Angli, por që tanimë do kalojë Krishtlindjen në burg.

Jackie Willis, 53 vjeç, nga Londra, u arrestua para tre javësh pasi u kap duke kontrabanduar shqiptarët nga Franca drejt Anglisë.

Avokatja i saj tha se asaj i ishin ofruar 3 mijë sterlina për të transportuar shqiptarët dhe ajo ishte tunduar nga paratë e lehta.

Willis qau në gjyq, kur gjykata e dënoi me 6 muaj burg.

Ajo është menaxhere në një firmë kateringu. Avokatja tha se pavarësisht se ajo ka një punë të mirë, u tundua nga paratë. Asaj nuk do i lejohet të shkojë në Francë për dy vite.

Familja ishte në sallën e gjyqit dhe e pa atë teksa qante.