fbpx

Tentoi të vrasë 17-vjeçarin, Policia jep njoftimin, zbërthen ngjarjet…

policiaaaa.jpg

Policia e Korçës kanë arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Maliq dhe Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim për krime të kryera kundër shëndetit dhe jetës së personave, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe falë mirëorganizimit bënë të mundur ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:

  • K. S., 54 vjeç, banues në fshatin Këmbëthekër, Maliq, pasi ky shtetas më datë 05.10.2020, në këtë fshat, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një 17-vjeçar, banues në Maliq, duke e goditur me mjet prerës në kokë, i cili pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Korçës është larguar në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
  • E. I., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas më datë 08.10.2020, në lagjen nr. 17, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës në këmbë, shtetasin P. M., 28 vjeç, banues në Korçë, i cili pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës, është larguar në banesë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303