fbpx

Tentoi vetëvrasjen, flasin prindërit e Eltonit: Nusja kishte bërë gjëra të këqija, e prenë djalin në besë

Prinderit e Elton Metës, Bashkim Meta dhe Sabire Meta, kanë folur sot dhe kanë hedhur dritë mbi ngjarjen që mund të kishte pasur pasoja fatale. Elton Mete shkoi dje te shtëpia e vjehrrit me automaik në dorqë dhe kërcënonte se do vriste veten. Sipas prindërve të Eltonit ai kërkonte që të shihte vajzën e tij të vogël të cilën ja kishte marrë bashkëshortja dhe kishte ikur te shtëpia e prindërve të saj. Ndërkohë prindërit e Eltonit hedhin dyshime edhe se bashkëshortja e djalit, nusja e tyre fliste me dikë në telefon, ç’ka mund të jetë shkak edhe i gjestit ekstrem të Eltonit.

“Ata herë ia kalonin mirë dhe herë keq, vajza 2- 3 herë i kishte treguar edhe thikën. Ajo ishte e vogël dhe ne e mbronin. Edhe pse fajin e kishte nusja, unë i flisja djalit që të ulej dhe rregullonte gjërat. Një ditë erdhi e mori vëllai dhe iku, kishte shkuar për të marrë urdhër mbrojtje në polici, ne nuk dinim gjë. vajza trajtohej mirë dhe djali nuk e prekte me dorë, unë mbrëmë e mora vesh  që kishte urdhër mbrojtje. Ziheshin për punë xhelozia, nusja thjeshtë se djali kishte dashnore. Djali u fut në depresion donte vetëm të shinte vajzën, ajo nuk e linte. E pashë djalin që ishte në depresion, erdhi policia më tha hajde e qetësojmë se ka shkuar te shtëpia e nuses dhe ka qëlluar në ajër. Ai kërkonte vetëm vajzën e vogël ta shinte.”, tha i ati.

Bashkim Meta shtoi se djali nuk kishte armë dhe se atë e kishte blerë dhe për këtë i ati akuzon si kriminel atë që i ka shitur armën të birit, i cili në gjendje depresive kërcënonte se do të vriste veten.

” Ai kishte blerë një kallash, nuk e kishte në shtëpi e ka blerë. Për mua duhet të futet brenda ai që i dha armën jo djali im, ai është kriminel”, u shpreh i ati.

Ndërsa e ëma e Eltonit, Sabire Meta tha se nusja prek kohësh fliste në telefon me dikë, që mund të jetë bërë dhe shkak i sherrit mes tyre.

“Nusja kishte bërë shumë gjëra të këqija dhe ia thash. Ajo kishte kohë që fliste në telefon dhe nuk më tregonte. Veprimi i djalit nuk është i mirë, por ishte në depresion, nuk di çtë them”, tha e ëma.