fbpx

“Tenton që t’i mbajë në lojë”, Bamir Topi tregon planin e Edi Ramës: Po i tërheq rreth…

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur në lidhje me listat e hapura në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Topit, kjo është një “lojë” që po e bën kryeministri Rama.

“Të diskutohet vetëm për lista të hapura, edhe pse unë jam për lista të hapura, do të thotë të trregohesh shumë i ngushtë. Po bëhet një lojë e pabarabartë. Jo vetëm realisht por edhe politikisht duket sikur Edi Rama po i tërheq të gjithë rreth diskutimeve të tij, tenton ti mbajë në lojën e tij”, tha Bamir Topi për Ora News.