fbpx

Tenton të arratiset nga Drejtoria e Policisë, arrestohet 10 metra më larg (Detajet)

Një person i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për dhunë në familje, ka mundur të arratiset.
Mësohet se i shoqëruari tentoi të arratisej nga ambientet e Drejtorisë së Policisë gjatë procedurave për ta arrestuar atë.
Rreth 10 metra larg ambienteve të Drejtorisë, efektivët e policisë kanë mundur të bëjnë arrestimin e tij.
Ende nuk bëhet me dije identiteti, por pritet njoftimi zyrtar nga ana e policisë.