fbpx

Tenton t’i rrëmbejë vajzën nga duart mamasë, Policia arreston autorin, dyshohet se…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Korçë. Një person ka tentuar t’i rrëmbejë vajzën e vogël nga duart nënës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.17 dhe personi i dyshuar është arrestuar nga policia. Fëmija ka qenë pranë nënës në momentin që një person është afruar për ta rrëmbyer, por disa metra nga vendi i ngjarjes është kapur nga banorë të lagjes të cilët më pas kanë njoftuar plicinë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se autori vuan nga ç’rregullime mendore.