Tentuan të kalonin 23 kg drogë përtej kufirit të Murriqanit, policia arreston tre persona

Droga.jpeg

Foto nga droga e sekuestruar nga Policia Kufitare

Policia kufitare e Murriqanit ka ndaluar një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike duke arrestuar tre persona.

Në prangat e policisë ka rënë Maliq Kruja, 54 vjeç, banues në Tiranë, në makinën e të cilit u gjetën 23 kg kanabis.

Përveç 54-vjeçarit, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë: E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e tyre u gjet një sasi e vogël kanabisi.

Njoftimi i plotë:

Muriqan, Shkodër

Policia kufitare godet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa

Nga shërbimet e Policisë Kufitare të P. K. K. Muriqan ne D. V. K. M Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasi:

Maliq Kruja, 54 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur në P. K. K. Muriqan në dalje të RSh, me mjetin e tij tip Benz me targë DC187ZA, ku nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa

Gjithashtu në P. K. K. Muriqan u arrestuan shtetasit, E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuastrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasve E. M. dhe A. B. u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303