fbpx

Tentuan të vrisnin dikë një vit më parë, kapen dy autorët, detajet

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë që akuzohen për vrasje në tentativë. Bëhet me dije se ata janë F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

Ata akuzohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 15 tetor të vitit të kaluar në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.